Elneny hap dhomën e lutjeve brenda stadiumit të Arsenalit

Futboll

Elneny hap dhomën e lutjeve brenda stadiumit të Arsenalit

Më: 12 mars 2024 Në ora: 07:04
Mohamed Elnen

Në ditën e parë të Ramazanit, Mohamed Elneny, ka njoftuar se ka hapur një dhomë lutjeje brenda stadiumit të Arsenalit.

Egjiptiani, që publikoi edhe pamjet në rrjetet sociale, u shpreh krenar për hapjen e dhomës së lutjeve.

“Jam shumë krenar që kam hapur dhomën e lutjeve për lojtarët në Emirates Stadium. Të kesh këtë hapësirë për të menduar dhe lutur do të ndryshojë jetën e lojtarëve të ardhshëm të Arsenalit. Unë jam vërtet mirënjohës për stafin dhe të gjithë të përfshirët në realizimin e kësaj”, shkroi ai.

Elneny është në mesin e futbollistëve të njohur që praktikon fenë Islame.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat