Trajneri i Portos pretendon se Arteta e ofendoi, ky i fundit e nuk e komenton

Futboll

Trajneri i Portos pretendon se Arteta e ofendoi, ky i fundit e nuk e komenton

Më: 13 mars 2024 Në ora: 09:23
Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i ekipit portugez, Sergio Conceiçao, i cili hodhi akuza ndaj homologut të tij, Mikel Arteta

Arsenali arriti që të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Porton në mbrëmjen e së martës me anë të penaltive.

Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i ekipit portugez, Sergio Conceiçao, i cili hodhi akuza ndaj homologut të tij, Mikel Artetas, duke pretenduar se ia ka ofenduar familjen.

“Arteta u kthye nga banka rezervë gjatë lojës dhe ofendoi familjen time në spanjisht”, tha Conceiçao.

“I thashë se personi që ai ofendoi nuk është më mes nesh”.

“Le të shqetësohet për stërvitjen e ekipit të tij, i cili ka më shumë se cilësi të mjaftueshme për të luajtur shumë më mirë”.

Ndërkohë në lidhje me këto akuza Arteta u kundërpërgjigj shumë shkurt.

“Pa koment. Shumë faleminderit”, ka thënë Arteta.

Burimet e klubit të Arsenalit kanë mohuar se ka pasur ndonjë ofendim apo fyerje ndaj menaxherit të Portos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat