Milan, hetohet edhe për çmimin

Futboll

Milan, hetohet edhe për çmimin

Më: 13 mars 2024 Në ora: 18:44
Milan

Prokuroria e Milanos po heton edhe në lidhje me cmimin e shitjes së Milanit nga Elliot te RedBird.

Një aspekt i hetimeve që nuk doli në ditën kaotike të së martës mes kontrollit në selinë e klubit dhe hipoteës së veprave penale të administratorëve të deleguar të klubit, aktualin Giorgio Furlani dhe Ivan Gazidis që mbajti këtë rol deri në dhjetor të 2022.

Hetuesit kanë mbledhur dokumencacione në selinë e Milanit  edhe për të kuptuar nëse çmimi i transaksionit 1 miliardë e 200 milionë ishte i drejtë apo një produkt i paligjshmërisë.

Vlera që ju dha klubit u duk shumë e lartë që në ditët e njoftimit të shitjes, duke marrë në konsiderayë se shprehte në terma e konomikë një vlerë që do të përafqësohej ngë të ardhura 4.5 herë më të larta se ato që kishte klubi, teksa algoritmi i kompanisë së konsulencës Football Benchmark i përcaktonte Milanit një cmim prej 578 milionë eurosh. Si u arrit nga kjo shifër në një vlerë dyfish më të madhe? Prokurorët po hetojnë edhe në lidhje me këtë temë.

Është e qartë se është ende shumë herët për të përcaktuar zhvillimet e një hetimi kompleks, që ka një profil penal dhe një sportiv, një italian dhe një ndërkombëtar.

Për momentin mbetet e qartë se Prokuroria e Milanos po heton në lidhje me hipotezën e krimit të pengesës së aktivitetit të vigjilencës nga ana e Federatës Italiane të Futbollit, ndërkohë që Milani për momentin konsiderohet palë e tretë, jashtë hetimit që përqëndrohet në persona fizike, konkretisht dy adminsitarorët kuqezinj si dhe Daniela Italia dhe Jean Marc McLean, në cilësinë e administratorëve të kompanisë Project RedBlack.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat