Sheji: Të gatshëm dhe me vetëbesim për fitore

Futboll

Sheji: Të gatshëm dhe me vetëbesim për fitore

Më: 15 mars 2024 Në ora: 23:17
Blerton Sheji

Kjo fundjavë sjell raundin e fundit para pushimit të parë ndërkombëtar këtë vit.

Në orar është xhiroja e 24-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, ndërsa ekipi i Shkupt  kësaj radhe do të jetë mysafire në Ohër, ku përballë do të ketë nikoqirët e Voska Sportit.

"Edhe për këtë ndeshje ekipi është përgatitur në maksimum, pasi të gjithë në ekip janë me një dëshirë, të vazhdojnë me fitore, pas asaj të fundit, ku në Çair e mundëm Rabotniçkin.

Për duelin ndaj Voskës ka folur futbollisti ynë i repartit të mbrojtjes, Blerton Sheji, i cili se secila ndeshje është finale dhe se në ekip të gjithë ndihen të gatshëm dhe me vetëbesim të lartë që do arrijnë fitore", njofton FC Shkupi.

“Ndeshja ndaj Voska Sport është shumë e rëndësishme, do ta quaja si finale sepse gjitha ndeshjet e mbetura duhet ti konsiderojmë të tilla, nëse duam të jemi serioz në garën për titullin kampion.

E dimë që Voska nuk është kundërshtar i lehtë për t’u mposhtur, veçanërisht tani me trajnerin e ri dhe kur luajnë në shtëpi, por ne ndihemi të gatshëm dhe me vetëbesim të lartë që do arrijmë fitore, sidomos pas suksesit ndaj Rabotinçkit, që jemi të motivuar akoma më shumë”, ka thënë Sheji.

Ndeshja e së shtunës Voska Sport – Shkupi luhet me fillim nga ora 15:00, ndërsa do ta referojë arbitri Stojançe Trpçevski nga Kavadari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat