Chelsea tejkalohet nga PSG e Arsenal në garën për Osimhen

Futboll

Chelsea tejkalohet nga PSG e Arsenal në garën për Osimhen

Më: 16 mars 2024 Në ora: 14:01
Osimhen

Chelsea ka mbetur mbrapa në garën për sigurimin e shërbimeve të sulmuesit të Napoli, Victor Osimhen, për shkak të kushteve të pagës së kërkuara nga lojtari.

Momentalisht në pozitë më të mirë për afrimin e sulmuesit nigerian janë PSG dhe Arsenal. 

Sipas "TEAMtalk", edhe pse "Blutë" janë angazhuar për ta bindur Osimhenin, ai dëshiron një kontratë me një vlerë minimale prej 200,000 funte në javë, një shifër që drejtuesit e Stamford Bridge duket se nuk janë të gatshëm ta pranojnë.

Ndërkohë, për PSG-në, kjo kërkesë për pagesë nuk do të paraqesë një pengesë të madhe, veçanërisht duke marrë parasysh spekulimet se Kylian Mbappe mund të transferohet nga skuadra franceze në Real Madrid në fund të sezonit.

Nga ana tjetër, Arsenal, është në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror dhe kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me njëzet e pesë vjeçarin. Kjo shpreh qartë synimet e tyre për të shtuar forcën e sulmit në radhët e tyre për këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat