Triumfojnë Monza dhe Torino

Futboll

Triumfojnë Monza dhe Torino

Më: 16 mars 2024 Në ora: 17:42
Monza

Maldini shënon supergol, triumfojnë Monza dhe Torino.

Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 29-të në Serinë A. 

Torino ka triumfuar 2-0 në transfertë me Udinezen. Sfida u zhbllokua nga Zapata në minutën e 10′ dhe në të 53′ Vlasiç dyfishoi shifrat.

Ndërsa Monza mposhti me rezultatin minimal 1-0 Kaljarin e Klaudio Ranierit.

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 42′ nga Daniel Maldini, djali i Paolo Maldinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat