Dinamo në sprovë

Futboll

Dinamo në sprovë

Më: 17 mars 2024 Në ora: 12:53
Dinamo

Bakari Gudiabi dhe Patrik Bardhi janë mungesat e vetme e Dinamos në derbi.

Mesfushori afrikan ka bërë gjatë javës pak stërvitje, kështu që e ka humbur këtë ndeshje. Ai u dëmtua në ndeshjen me Egnatian dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Mehmeti pas rifillimit të kampionatit nga ndërprerja e ndeshjeve të Kombëtares.

Mungesa e Gudiabit ka ngritur edhe dilemën e vetme të stafit teknik për formacionin. Janë provuar lojtarë të ndryshëm për atë që do të jetë në krah të Andonit dhe mbetet dilema mes Smaçit dhe Qefalisë.

Pjesa tjetër e skuadrës është ajo e zakonshmja. Sali në portë dhe para tij Marku e Lorran në krahë, kurse kapiteni Hoxha dhe Behiratçe do të jenë në qendër.

Sulmi, sipas të gjitha gjasave, do të jetë me Vilën e Zabërgjën në krahë dhe Denisonin pa Kaçorrit. Për qendrën e mesfushës trajneri Mehmeti do të vendosë në momentet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat