Junuzi: Jam i lumtur me golin e parë që shënova

Futboll

Junuzi: Jam i lumtur me golin e parë që shënova

Më: 17 mars 2024 Në ora: 20:31
Fjoart Jonuzi - djathtas

Heroi i sfidës midis Tiranës dhe Dinamos ishte Fjoart Jonuzi, i cili sot shënoi golin e parë të sezonit.

Pas përfundimit  të takimit, mesfushori u shpreh i lumtur për realizimin e golit të fitores, por gjithashtu dha disa komente në lidhje me formen e ekipit:

E ndërlikuam ndeshjen kur shkuam 2-2, sepse kishim raste. Jam i lumtur me golin e parë që shënova, shpresoj të ketë edhe më shumë.

Mbrojtja më e mirë është kur mbrojmë të gjithë, aty kemi çaluar, sespe nuk e kemi bërë. Mendoj se është çështje psikologjike sepse gjithmonë kur pësojmë golin e parë na bie pak ritmi i lojës.

Mendoj që me Shehin isha titullar, bëmë ndeshje të mira në Europe, dhe isha një lojtar që nuk u zëvendësoja, kisha gjetur një rol si numër gjashtë, po pavarësisht u mësova/

Pastaj me ndryshimin e trajnerit, kishte shijet e tij personale dhe nuk dua t’i komentoj. Me ndryshimin e stafit tani, më kanë dhënë besim dhe shpresoj t’ia shpërblej ashtu si edhe sot”, tha ai 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat