Stërvitje dhe konferencë për shtyp, zbulohet agjenda e sotme e Kombëtares

Futboll

Stërvitje dhe konferencë për shtyp, zbulohet agjenda e sotme e Kombëtares

Më: 18 mars 2024 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e sotme të Kombëtares së Kosovës.

Fillimisht, nga ora 12:00, përzgjedhësi Franco Foda do ta mbajë një konferencë për shtyp në prag të dy miqësoreve të marsit, ndaj Armenisë dhe Rumanisë.

E më pas, nga ora 16:00, “Dardanët” do të zbresin në fushën e blertë në kampion nacional në Hajvali, ku do ta zhvillojnë seancën e parë stërvitore në nismë të grumbullimit të tyre.

Verdhekaltrit do të përballen më 22 mars me Armeninë në Yerevan, kurse pas katër ditësh, respektivisht më 26 të këtij muaji, do të luajnë me Hungarinë në Budapest.

Trajneri Foda do ta ketë mundësinë t’i shohë më nga afër lojtarët dhe ata ta njohin filozofinë e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat