Ernest Muçi: E shoh veten pjesë në listën në Europian, Besiktas ishte zgjedhja e duhur

Futboll

Ernest Muçi: E shoh veten pjesë në listën në Europian, Besiktas ishte zgjedhja e duhur

Më: 18 mars 2024 Në ora: 14:47
Ernest Muçi

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, respektivisht më 22 dhe 25 mars.

Në konferencë për shtyp, Ernest Muçi theksoi se atmosfera në kombëtare është pozitive si gjithnjë ndërsa shtoi se nuk e sheh me shumë risk ndryshimin e skuadrës në janar, nga Legia te Besiktas pasi në Turqi është përshtatur menjëherë.

Atmosfera në Turqi- “Është shumë e mirë dhe tifozët, stafi, lojtarët më kanë pritur mirë. Jam përshtatur shumë shpejt, kemi pësuar disa humbje, por shpresoj të rikthehemi te fitoret siç e presin edhe tifozët”.

Atmosfera në kombëtare?- “Atmosfera është shumë e mirë, si gjithmonë. Jemi shumë mirë së bashku, për Europianin nuk kam menduar. Dua të bëj mirë me klubin dhe në këto miqësore përballë skuadrave të mëdha. Duhet të tregojmë veten që e meritojmë të shkojmë në Europian. Jam gati, por vendos trajneri. Duhet të punoj dhe ndjehem mirë fizikisht, të tregojmë vlerat në këto miqësore”.

Sa ju motivon Europiani për t’u angazhuar në klubet respektive?

“Këto muaj janë vendimtarë, e mendojmë që do të jemi pjesë e listës, por është zgjedhje e trajnerit. Duhet të vazhdojmë të punojmë me klubet dhe të kemi një motiv ekstra me Europianin përpara. Jemi gati në këto miqësore të bëjmë mirë edhe për veten tonë, presim shumë tifozë”.

Lëvizja në janar, sa e rrezikshme është?

“Nga Polonia te Besiktasi nuk është e lehtë, por nuk e mendova dy herë. Ndjehem mirë dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur, dua të tregoj vlerat e mia. Edhe te Legia shkova në janar nga Tirana dhe nuk e kam problem”, u shpreh Muçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat