Deco i bën thirrje Xavit: Nëse ai ndryshon mendje, do të ulemi dhe do të flasim

Futboll

Deco i bën thirrje Xavit: Nëse ai ndryshon mendje, do të ulemi dhe do të flasim

Më: 18 mars 2024 Në ora: 15:14
Xavi dhe Deco

Disa muaj më parë, Xavi ishte shumë i qartë për të ardhmen e tij. Në fund të sezonit ai nuk do të jetë më trajneri i Barcelonës.

Trajneri katalanas, deklaroi se korrikun e ardhshëm nuk do të ulet më në stolin e klubit blaugranas për shkak të presionit të madh të tifozëve ndaj tij kur nuk po vinin rezultatet. Prandaj, ai mori një vendim për t’u larguar në përfundim të sezonit dhe nga ana e drejtuesve të Barçës ka filluar kërkimi për një teknik tjetër.

Por, si për ironi të fatit, që nga momenti kur ai bëri këtë deklaratë e deri ditën e dielë, Barcelona e Xavit ka arritur vetëm rezultate të shkëlqyera dhe pozitive.janë dhjetë rezultate të dobishme radhazi duke siguruar një vend për në çerekfinalet e Champions League dhe vendin e dytë në La Liga. Në kampionat ata kanë arritur gjashtë fitore dhe dy barazime.

Megjithatë, dera brenda klubit që ai të qëndrojë ende mbetet e hapur. Drejtori sportiv Deco foli për këtë çështje për “DAZN”.

“Ne thamë që në fillim se ai kishte rinovuar kontratën për dy sezone. Nuk ka asnjë diskutim. Ai tashmë e ka shpjeguar situatën. Nëse diçka ndryshon deri në fund të sezonit, do të ulemi e do të flasim për këtë”, është shprehur Deco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat