Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Futboll

Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Më: 19 mars 2024 Në ora: 00:14
Lojtarët e Italisë

Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, ka shprehur nervozizmin e tij në konferencën për shtyp duke akuzuar lojtarët që po qëndrojnë natën vonë duke luajtur videolojëra gjatë grumbullimit me kombëtaren.

‘Azzurrët’ u grumbulluan në qendrën stërvitore në Coverciano sot (e hënë) para udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku do të luajnë dy ndeshje miqësore ndaj Venezuelës dhe Ekuadorit.

“A është kjo? Ju nuk shqetësoheni për PlayStation? Në të u bënë edhe programe televizive, duke përfshirë ish-lojtarët. A e konsideroni të drejt që profesionistët që veshin fanellën e Italisë nuk flenë një natë para ndeshjes duke luajtur videolojëra dhe pastaj nuk e japin më të mirën në fushë?”, ka thënë Spalletti fillimisht.

“Ju mund ta vlerësoni nivelin e një lojtari jo vetëm nga dy orë që ai shpenzon në fushë, por edhe në 22 orët jashtë fushës po ashtu. Nuk më intereson se çfarë bëjnë lojtarë, deri sa ata në një moment mundohen të flenë”.

“Disa lojtarë qëndruan zgjuar një natë para ndeshjes me Ukrainën dhe kjo nuk është gjë e mirë sipas pikëpamjes sime”, u shpreh tekniku italian.

“Nuk më pëlqejnë kur gjërat krijojnë një varësi. Nuk duhet të ketë ndikim në profesionin tuaj. Secili që dëshiron të humbasë kohë nuk duhet të vijë tek kombëtarja, nuk është se ata janë të lidhur me kontrata tek ne”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat