FSHF: “Sa bukur i rri fanella”

Futboll

FSHF: “Sa bukur i rri fanella”

Më: 19 mars 2024 Në ora: 18:20
Hoxha

Trajneri Sylvinho e ftoi futbollistin e Kosovës për miqësoret e marsit duke i hequr dilemat rreth zgjedhjes përfundimtare të lojtarit të Dinamo Zagrebit.

E Federata Shqiptare e Futbollit e ka bërë një postim sot, duke shkruar:

“Sa bukur i rri fanella”, duke iu referuar Arbër Hoxhës, i cili nga Parma e Italisë, ku është vendosur ekipi Kuqezi, iu bëri ftesë tifozëve për ta përkrahur Kombëtaren në miqësoren me Kilin.

“Përshëndetje fansa shqiptarë, unë jam Arbër Hoxha. Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Ju presim të premten në Parma në ndeshjen kundër Kilit. Forca Shqipëri”, thotë hoxha.

Shqipëria do të luajë më 22 mars me Kilin në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45 dhe që do të luhet në Parma të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat