Futbollist më të shtrenjtë se Kili dhe një vit pa pësuar disfatë

Futboll

Futbollist më të shtrenjtë se Kili dhe një vit pa pësuar disfatë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:19
Kombëtarja shqiptare

Shqipëria do të luajë më 22 mars ora 20:45, një test miqësor përballë Kilit në Itali.

Kombëtarja shqiptare ka mjaft kualitet në kontigjentin e saj, sa nëse ndërtohet formacioni më i shtrenjtë me lojtarët e të dyja skuadrave, do të mbizotëronin kuqezinjtë.

Kështu vetëm 4 lojtarë i përkasin Kilit, teksa 7 të tjerë janë pjesë e Shqipërisë. Treshja më e shtrenjtë përbëhet me Brojën në krye, Asllanin dhe Muçin. Këto shifra në treg vijnë nga “transfermarkt”, që vlerëson paraqitjet e lojtarëve gjatë vitit. Tashmë mbetet për t’u parë në fushën e lojës, ku qëndrojnë aktualisht dy skuadrat përballë njëra-tjetrës.

Ndërkohë kombëtarja kuqezi ka thuajse 1 vit pa humbje. Më 27 mars, djemtë e drejtuar nga Silvinjo pësonin humbje minimale 1 me 0 në Poloni, ndeshja që hapi fushatën e kualifikueseve të Europianit.

Prej atëherë, situata ndryshoi. Në 8 takime të luajtuara, 5 janë fituar dhe 3 kanë përfunduar barazim. 1 prej ndeshjeve të fituara ishte miqësorja me Bullgarinë.

Gjatë takimeve të luajtura janë shënuar 14 gola dhe janë pësuar vetëm 3 gola. Jo vetëm Kili dhe Suedia, por dhe përfaqësuese të tjera me emër do e kishin frikë Shqipërinë aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat