Kovaçiç për Guardiolan: Tani e kuptoj pse është trajneri më i mirë në histori

Futboll

Kovaçiç për Guardiolan: Tani e kuptoj pse është trajneri më i mirë në histori

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:49
Kovaçiç e Guardiola

Mateo Kovaçiç paralajmëron Real Madrid dhe shprehet se City nuk e ka barkun plot edhe pse fitoi tripetën sezonin e kaluar. Mesfushori kroat foli gjatë angazhimit me kombëtaren e tij në lidhje me disa çështje.

“Jam i lumtur që pata mundësinë të zgjedh Mancehster city për fazën më të rëndësishme të karrierës sime.

Nuk e mendova dy herë asnjë moment. Dhe kur mbërrita te Manchester City, kuptova se këtu askush nuk ngopet ndonjëherë me trofetë.”

Kovacic foli më pas për ndeshjen kundër Real Madrid, klubi me të cilin ka luajtur për tre sezone dhe për Guardiolën.

“Të gjitha gjërat që kisha dëgjuar më parë për Guardiola i kam përjetuar nga afër dhe ishin 10 herë më mirë. Gjithçka që më tha para ardhjes sime, ndodhi.

Guardiola është i përpiktë, ai gjithmonë ka një plan B ose C për të zbatuar nëse plani A nuk funksionon.

Kjo është arsyeja pse ne përshtatemi shpejt me sitautën në fushë, sepse gjithmonë kemi një zgjidhje për situatat emergjente gjatë ndeshjes.

Guardiola parashikon gjithçka, ai ishte trajneri që më bëri më shumë përshtypje dhe e kuptoj pse shumë e konsiderojnë atë si trajnerin më të mirë në histori”, është shprehur mesfushori kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat