Juventus e kërkon me ngulm

Futboll

Juventus e kërkon me ngulm

Më: 21 mars 2024 Në ora: 13:23
Teun Koopmeiners

Teun Koopmeiners është një nga mesfushorët më të fortë në Serie A dhe do të jetë mjaft i kërkuar në merkaton e verës së ardhshme.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për hipoteza, por për një fakt të bërë të ditur nga vetë mesfushori i Atalanta, që ka folur për mediat nga grumbullimi i kombëtares holandeze.

“I thashë klubit se verën e ardhshme dua të lëviz. Shpresoj që drejtuesit e Atalanta mund të marrin një shumë të mirë financiare nga shitja ime”, tha Koopmeiners. Ndër klubet më të interesuara për holandezin është edhe Juventus.

Deklarata e Teun Koopmeiners për “De Telegraaf” është befasuese. “Vitin e kaluar Napoli më donte, por klubet nuk arritën një marrëveshje. Tani i kam thënë klubit se në verë dua të largohem. E di se për t’u larguar nga Bergamo duhet të mbërrijë një ofertë interesante që shpresoj mund të ndihmojë klubin”, tha Teun Koopmeiners.

Holandezi është një nga objektivat kryesorë të Juventus, por për të janë të interesuar edhe disa klube të Premier League. Kostoja e transferimit të tij është rreth 40 milionë euro. “Do të gënjeja nëse do të thoja që nuk kam marrë lajme për interesim nga Juventusi, por edhe nga klubet angleze”, tha holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat