Saka e frikëson Arsenalin, lëndohet në grumbullim me Anglinë

Futboll

Saka e frikëson Arsenalin, lëndohet në grumbullim me Anglinë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 19:50
Bukayo Saka

Bukayo Saka është larguar nga skuadra e Anglisë për miqësoret kundër Brazilit dhe Belgjikës për shkak të lëndimit.

Anësori i Arsenalit, nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në stërvitje qw nga koha kur wshtw grumbulluar me “Tre Luanwt”.

Federata e Futbollit e Anglisw tha se Saka kishte raportuar në St George’s Park në fillim të javës për një dëmtim.

Saka është rikthyer te Arsenali, i cili luan me rivalët për titull, Manchester City më 31 mars, për “rehabilitim të vazhdueshëm”, sipas një deklarate të FA.

Anglia përballet me Brazilin në Wembley të shtunën përpara se të presë Belgjikën më 26 mars.

Anglia ka vetëm dy ndeshje të tjera të planifikuara pas kësaj pauze ndërkombëtare – kundër Bosnje-Hercegovinës më 3 qershor dhe Islandës më 7 qershor – përpara ndeshjes hapëse të Euro 2024 kundër Serbisë më 16 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat