Agim Ademi: E nisim me këmbë të mbarë 2024-tën 

Futboll

Agim Ademi: E nisim me këmbë të mbarë 2024-tën 

Nga: K.G. Më: 22 mars 2024 Në ora: 19:25
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në Yerevan, me rezultat 1:0 ndaj Armenisë.

Ndeshja miqësore i shërbeu selektori të Kosovës dhe atij të Armenisë, për të pa formën e lojtarëve.

Futbollisti Milot Rashica ka shënuar në minutën e 25-të.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar futbollistët: “E nisim me këmbë të mbarë 2024-tën në drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda.  

Ndonëse vetëm një ndeshje miqësore, fitorja ndaj Armenisë në Yerevan dëshmon dëshirën dhe vullnetin e madh të Dardanëve tanë për fitore.

 Ecim tutje së bashku në rrugëtimin drejt suksesit dhe lavdisë së futbollit kosovar!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat