Një gol vendosi sfidën Suedi - Shqipëri! Shumë shqiptarë në stadium 

Futboll

Një gol vendosi sfidën Suedi - Shqipëri! Shumë shqiptarë në stadium 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 mars 2024 Në ora: 18:41 Përditësuar në ora: 20:53 më 25.03.2024
Suedia feston

Shqipëria nuk ia del në konak të Suedisë

Suedia ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Shqipërisë, në ndeshjen miqësore.

Vendasit ngadhënjyen falë një golit në pjesën e dytë të ndeshjes.  

Në stadiumin në “Friends Arena” në Solna, ishin të pranishëm edhe shumë shqiptarë me flamuj kombëtar dhe i dhanë përkrahje djelmoshave kuqezi.

Suedia - Shqipëria 1:0

Shënues:  Gustaf Nilsson (62').
Kartona të verdhë: Kulusevski - Mitaj, Gjimshiti.
Suedia: Olsen, Kraft (Wahlqvist 86'), Starfelt (Hien 86'), Lindelof, Augustinson (Saletros 64'), S. Olson, Sam. Gustafson (Gudmundsson  64'), Kulusevski, Forsberg (Svanberg 63'), Isak, Nilson (Elanga  77').
Trajner: Jon Dahl Tomason.

Shqipëria: Strakosha, Balliu (Hysaj 74'), Gjimshiti, Mihaj, Mitaj, Ramadani (Muçi 83'), Asllani, Bajrami (Hoxha 77'), Laçi (Bare 72'), Asani (Muçolli 83'), Broja (Cikalleshi 77').
Trajner: Silvinjo.

Në minutën e 19-të, fat për Shqipërinë, Forsberg goditi nga 12-13 metra por shtylla e majtë e ka shpëtuar Strakoshën.

Pas pesë minutave (24') Laçi lëshoi një mundësi të mirë, duke goditur jashtë shtyllës së majtë.

Në minutën e 41-të portieri Thomas Strakosha fantastik, ka intervenuar bukur duke ia mohuar golin Olssonit.

Në minutën e 49-të, Isak nga rreth 15 metra gjuajti fuqishëm por topi shkoi përskaj shtyllës së majtë të portës shqiptare.

Reagim i dobët i mbrojtjes kuqezi, Gustaf Nilsson nga afërsia ka shënuar me kokë në këndin e djathtë të poshtëm të portierit Strakosha, 1:0 në minutën e 62-të. 

Pas humbjes nga Kili me rezultat 3:0, sonte pësuan edhe një humbje, por me 1:0. Dy ndeshje apo 180 minuta nuk kanë shënuar as një gol.

Nilsson shënoi për Suedinë

(E plotësuar)  - 90' Pesë minuta vazhdime.

89' Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë.

84' ndeshje po shkon drejt fundit.

]79' Suedia edhe më tej në epërsi.

75' Sfidë e mirë.

Suedia - Shqipëria 1:0

Shënues:  Gustaf Nilsson *62').

Kartona të verdhë: Kulusevski - Mitaj, Gjimshiti.

SUEDIA: Olsen, Kraft (Wahlqvist 86'), Starfelt (Hien 86'), Lindelof, Augustinson (Saletros 64'), S. Olson, Sam. Gustafson (Gudmundsson  64'), Kulusevski, Forsberg (Svanberg 63'), Isak, Nilson (Elanga  77').
Trajner: Jon Dahl Tomason.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu (Hysaj 74'), Gjimshiti, Mihaj, Mitaj, Ramadani (Muçi 83'), Asllani, Bajrami (Hoxha 77'), Laçi (Bare 72'), Asani (Muçolli 83'), Broja (Cikalleshi 77').
Trajner: Silvinjo.

70' Suedia po mbrohet me sukses.

67' Shqipëria po tenton përmes Jasir Asanit.

62' Gustaf Nilsson nga afërsia ka shënuar me kokë në këndin e djathtë të poshtëm.

61' Suedia po kërkon golin me ngulm dhe shënon për 1:0.60' Lojë me ritëm.

57' Shqipëria po e kërkon golin.

55' Asani godet nga rreth 16 metra jashtë portës.

54' Lojë e hapur.

51' Kulusevski e Mitaj ndëshkohen me karton të verdhë.

49' Isak nga rreth 15 metra godet fuqishëm por topi shkon përskaj shtyllës së majtë të portës shqiptare.46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

44' Rastet nuk mungojnë në pjesën e parë.

41' Strakosha fantastik, ka intervenuar bukur duke ia mohuar golin Olssonit.

38' Shqipëria po tenton për të shënuar.36' Lojë e mirë.

30' Ende pa gola.

27' Presion të Suedia.

25' Shqipëria po orvatet që të befasojë.

24' Laçi lëshoi një mundësi të mirë, duke goditur jashtë shtyllës së majtë.22' Suedia po luan më mirë.

]19' Fat për Shqipërinë, Forsberg godet nga 12-13 metra por shtylla e majtë e ka shpëtuar Strakoshën.

15' Edhe më tej baras.

12' Suedia ka iniciativën.

9' Isak godet nga distanca por nuk befasohet portieri Strakosha.7' Atmosferë e mirë.

5' Suedia ka shtuar presionin.

3' Ndeshje e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Publikohen formacionet e ndeshjes Suedi - Shqipëri

Kombëtarja shqiptare luan sot në “Friends Arena” të Solna, ndeshjen e dytë miqësore për muajin mars, teksa këtë radhë përballë ka vendasit e Suedisë. Vetëm katër ditë pas humbjes 0-3 përballë Kilit, skuadra e Silvinjos do të kërkojë që të dhurojë një tjetër imazh, pas një paraqitje që nuk ka lënë shumë mbresa si ajo me latino-amerikanët.

Tekniku Silvinjo ka theksuar se kjo është një ndeshje për të bërë teste dhe kështu ka ndodhur me takimin e sotëm, ku ka lëvizje në rreshtimin e kuqezinjve në krahasim me formacionin tip, apo edhe me ata që u provuan pak ditë më parë në stadiumin e Parmës.

Broja në vend të Manajt, Balliu në vend të Hysajt dhe Laçi në vend të Seferit janë tre lëvizjet e radhës që ka bërë trajneri në krahasim me ndeshjen e pak ditëve më parë, duke prekur çdo repart të lojës së të tijve.

FORMACIONET ZYRTARE

SUEDIA: Olsen, Kraft, Starfelt, Lindelof, Augustinson, S. Olson, Sam. Gustafson, Kulusevski, Forsberg, Isak, Nilson.
Trajner: Jon Dahl Tomason

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Mihaj, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Laçi, Asani, Broja.
Trajner: Silvinjo.

Shqipëria do të luajë miqësoren e dytë

Shqipëria do të luajë miqësoren e dytë të muajit mars teksa përballet me Suedinë.

Trajneri Sylvinho ndryshon vendosje taktike dhe e rreshton skuadrën me skemën 4-3-3.

Sa i takon emrave konkretë, braziliani propozon nga minuta e parë tre lojtarë që nga sfida e kaluar me Kilin e nisën nga stoli. Bëhet fjalë për Armando Brojën që i ka marrë vendin Rey Manajt si dhe Qazim Laçin që nxjerr jashtë formacioni Taulant Seferin, si dhe Ivan Balliu që zëvendëson Elseid Hysajn.

Sa i takon pjesës tjetër, ajo nuk ndryshon me Strakoshën në portë, Balliun, Mihajn, Gjimshitin dhe Mitajn në mbrojtje, Ramadani, Asllani në mesfushë si dhe Asani në sulm.

Tifozët kuqezi rrethojnë stadiumin para ndeshjes me Suedinë

Tifozët kuqezi rrethojnë stadiumin para ndeshjes me Suedinë!

Ndeshja me Suedinë do të jetë si në shtëpi për Kombëtaren shqiptare të futbollit.

Kuqezinjtë luajnë në fushën e skandinavëve, por do të kenë një mbështetje të ndjeshme nga tifozeria shqiptare.

Kjo e fundit është e shumtë në numër jashtë stadiumit “Friends Arena” ku zhvillohet takimi dhe që dy orë para sfidës, ka rrethuar impiantin duke e bërë këtë duel thuajse një ndeshje që kuqezinjtë e luajnë në fushën e tyre, siç shihet edhe në fotot dhe videon e mëposhtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat