Lojtari shqiptar: Është nder të punoj me Prosineçkin 

Futboll

Lojtari shqiptar: Është nder të punoj me Prosineçkin 

Nga: K.G. Më: 26 mars 2024 Në ora: 13:39
Driton Camaj

Reprezentuesi i Malit të Zi, Driton Camaj, është i kënaqur që e mposhtën Maqedoninë e Veriut me rezultat 1:0.

Futbollisti shqiptar Camaj ka asistuar në fund të pjesës së parë dhe futbollisti Jovetiq realizoi për 0:1. 

“Mendoj se kemi pasur kushte të jashtëzakonshme pune. 

Është nder të punoj me Prosineçkin, ne po mundohemi t'i zbatojmë idetë që ai ka, mendoj se ka pasur sukses në këtë veprim.

Ai është i lumtur që fituam edhe pse nuk luajtëm mirë.

Besoj se jemi duke u rritur si ekip.

Duhet të jemi realistë, nuk jemi aq të mirë sa të jemi dominues”, tha futbollisti Camaj që luan për ekipin hungarez Kisvarda, transmeton mediumi malazez "Vijesti":
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat