Sllovenia e fortë për Kosovën

Futboll

Sllovenia e fortë për Kosovën

Më: 26 mars 2024 Në ora: 14:25
Kosova

Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll e ka mbyllur me humbje rrugëtimin në kualifikimet për “Euro 2024”.

Të martën të rinjtë e Kosovës pësuan 2:0 nga Sllovenia në ndeshjen e fundit të raundit elitar të kualifikimeve për Evropian.

Sllovenët kaluan në epërsi 1:0 me Çuber Potoçnik shënoi në minutën e 40-të pastaj pas një aksioni tjetër të Sllovenisë U19, në gol e shndërroi Florjan Jevshenak në minutën e 87-të.

Kështu Kosova U19 përfundoi e treta në Grupin 1 të raundit elitar. Grupin e fitoi Spanja me shtatë pikë, ndërsa Sllovenia u rendit e dyta me katër pikë.

Austria përfundon e katërta, përkatësisht e fundit, me tri pikë. Spanja si fituese e grupit u kualifikua në Evropianin që mbahet në Irlandë të Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat