Dani Alves mbledh miqtë dhe shokët në vilën luksoze

Futboll

Dani Alves mbledh miqtë dhe shokët në vilën luksoze

Më: 28 mars 2024 Në ora: 19:09
Dani Alves

Dani Alves u lirua burgu para disa ditësh teksa qëndroi pas hekurave për plot 15 muaj.

Braziliani u gjet fjator për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej diskotekave të Barcelonës, ndërsa u dënua me katër vite e gjysmë burg.

Por, pasi apeloi dhe pagoi një milionë euro, Alves u lirua me kushte teksa ka dorëzuar pasaportën spanjolle dhe atë braziliane si dhe është i detyruar të paraqitet çdo javë në Gjykatë. Ndërkohë, mediat zbulojnë edhe mënyrën se si Alves e shpenzoi ditën e parë në lirë.

40-vjeçari mblodhi miqtë dhe familjarët në vilën luksoze me vlerë prej 4.5 milionë paund duke festuar deri në orën pesë të mëngjesit.

Sakaq, në festë sigurisht që mungoi ish-bashkëshortja e Sanatana, e cila e ka deklaruar më parë se për të, ai konsiderohet i vdekur pas përdhunimit të vajzës 23-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat