Xabi Alonso pritet të qëndrojë tek Bayer Leverkusen

Futboll

Xabi Alonso pritet të qëndrojë tek Bayer Leverkusen

Më: 29 mars 2024 Në ora: 00:42
Xabi Alonso

Xabi Alonso pritet të qëndrojë tek Bayer Leverkusen.

Ai nuk do të shkojë tek Liverpooli.

Sipas Sky Sports, spanjolli do të jetë shef i shtabit teknik të “farmaceutikëve” edhe për sezonin tjetër.

42-vjeçari ishte objektiv i Liverpoolit pasi që në fund të sezonit largohet trajneri Jurgen Klopp.

Kështu duket se fansat e “The Reds” do të mbesin të zhgënjyer.

Alonso qysh në edicionin e parë si trajneri i skuadrës gjermane, është gati ta fitojë trofeun e parë të Bundesligës në histori të klubit.

Përveç Liverpoolit, tekniku spanjoll është cak edhe i Bayern Munchen, që e sheh atë si zëvendësues të denjë për Thomas Tuchel.

Xabi Alonso, i njeh goxha mirë dyja skuadra, Liverpoolin dhe Bayernin pasi që kishte luajtur si futbollist për dyja skuadrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat