Nuk është gati për një klub si Bayerni

Futboll

Nuk është gati për një klub si Bayerni

Më: 29 mars 2024 Në ora: 12:12
Logo e Bayernit

Në tentativë për të shtuar opsionet në repartin ofensiv si dhe për të zëvendësuar Kingsley Coman të dëmtuar, Bayern Munich transferoi në merkaton e janarit Bryan Zaragozën nga Granada.

Formula e transferimit ishte huazim me detyrim blerje për shifrën e 17 milionë eurove, megjithatë deri më tani, spanjolli ka dështuar të bindë trajnerin Thomas Tuchel.

Zaragoza ende nuk është përshtatur me bavarezët dhe në këtë frmë, drejtuesit po mendojnë që në verë ta huazojnë sërish në LaLiga.

Rayo Vallecano, klubi ku luan mbrojtësi i kombëtares, Ivan Balliu është edhe klubi më i kuotuar për ta transferuar sulmuesin 22-vjeçar.

Gjithçka do të sqarohet në verë kur Bayern Munich ta ketë në pronësi të plotë kartonin e lojtarit e për të vendosur më pas edhe kushtet e huazimit të mundshëm në klubin e LaLiga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat