Statistikat e sfidës Laçi - Partizani

Futboll

Statistikat e sfidës Laçi - Partizani

Më: 29 mars 2024 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Ditën e shtunë, në orën 15:00, do të zhvillohet takimi mes Laçit dhe Partizanit, përballje e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore.

Për të kuqtë fitorja duket si e vetmja alternativë për të fituar terren në klasifikim, por me kalendarin që vendos dhe në vazhdimësi përballje me të tjerë rivalë, ndoshta dhe barazimi mund të jetë një hipotezë që nuk duhet përjashtuar.

Dy skuadrat kanë pasur mundësinë për të rregulluar ato mangësi që kanë shfaqur javët e fundit, pas pauzës 13 ditore që ka patur kampionati për ndeshjet e Kombëtares.

43 herë janë përballur me njëra-tjetrën dy skuadrat, ku vetëm një herë janë sfiduar në kupën e Shqipërisë. 18 fitore numëron ekipi kryeqytetas, kundrejt 12-të të bardhezinjëve, ndërsa 13 përballje kanë përfunduar në barazim.

Bilanci pozitiv i buzëqesh të kuqëve edhe sa i përket golave të shënuar me 47 realizime, ndërsa Laçi me 36 gola të shënuar. Ajo që të bën përshtypje është fakti se transferta e Lacit ka qenë një makth për Partizanin, shifrat flasin qartë kun ë 10 përballjet e fundit të kuqtë kanë arritur të fitojnë vetëm tre herë, teksa një përballje ka përfunduar në barazim.

Ndonëse në këtë sezon nuk është ekipi i viteve të shkuara, Laçi ka ka ditur ti bëjë dëm Partizanit, siç ndodhi ndeshjen e fundit në Tiranë, në atë përmbysje të minutave të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat