Gjeraj kërkon maksimumin!

Futboll

Gjeraj kërkon maksimumin!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 gusht 2016 Në ora: 11:06
Robert Gjeraj

Liria nga Prizreni nga katër miqësoret e deritashme nuk ka asnjë fitore, por vetëm tri barazime e një humbje, megjithatë këto ndeshje ishin një test i mirë për të parë se në cilat reparte çalojnë më shumë. Prizrenasit zotohen se do të jenë gati për sfidën e parë kampionale (me 20 gusht), kundër Drenicës në Skenderaj.  Robert Gjeraj, futbollist me përvojë, por që iu besua edhe shiriti i kapitenit, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se gradualisht po e gjen formën më të mirë të mundshme dhe këto ndeshje miqësore i vlerësoi si mjaft domethënëse. “Mendoj që jemi përgatit maksimalisht dhe shpresoj që deri diku kemi arrit në formën e duhur dhe kemi edhe 12 ditë që të arrijmë në maksimum. Besoj se do të jemi të përgatitur për ndeshjen e parë. Deri më tash jemi takuar me Feronikelin, Vëllaznimin, KEK-un  dhe Dukagjinin. Me Feronikelin pësuan me 3:0, barazuan 1:1 me Dukagjinin dhe Vëllaznimin, si dhe 0:0 me KEK-un”, tha Gjeraj. Ai mendon se Liria do të jetë më e organizuar dhe më e fortë se në edicionin e kaluar.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat