Superkupa e Kosovës luhet të shtunën

Futboll

Superkupa e Kosovës luhet të shtunën

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 16:51
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja e Superkupës së Kosovës ndërmjet kampionit Feronikelit nga Drenasi dhe fituesit të Digitalb Kupës së Kosovës, Prishtinës, do të zhvillohet të shtunën, më 13 gusht, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë në orën 16.00, bëri të ditur zyra e Federatës së Futbollit të Kosovës. Me këtë ndeshje hapet edhe perdja e edicionit të ri, pasi që një javë më vonë zhvillohet java e parë në Raiffeisen Superligën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat