Kukësi, heshtje për shtyp para Tiranës

Futboll

Kukësi, heshtje për shtyp para Tiranës

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 00:24
Kukësi

Kukësi mbyll gojën përpara ndeshjes ndaj Tiranës. Klubi verilindor ka vendosur heshtje për shtyp në vigjilie të  sfidës ndaj bardhebluve që do të zhvillohet këtë të Shtunë në kryeqytet.  Në mënyrë që skuadra të jetë e përqëndruar 100% vetëm te takimi i rradhës dhe të përgatitet në qetësi për këtë duel shumë të rëndësishëm drejtuesit e klubit të Kukësit kanë vendosur që lojtarët dhe stafi teknik të mos flasin për mediat gjatë këtyre ditëve. Një vendim ky nga ana e klubit verilindor që vjen menjëherë pas polemikave që u krijuan në media për penalltinë që iu akordua Kukësit nga gjyqtari Kridens Meta në ndeshjen e javës së dytë ndaj Teutës. Pas suksesit në Superkupën e Shqipërisë ndaj Skëndërbeut dhe barazimit në sfidën e parë të kampionatit ndaj Vllaznisë, skuadra e Ernest Gjokës arriti të triumfonte me rezultatin 3-0 në sfidën ndaj Teutës duke marë fitoren e parë në këtë kampionat. Në kampin verilindor synojnë të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive edhe në sfidën e rradhës ndaj Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat