Vëllaznimi mëton rikthimin në elitë!

Futboll

Vëllaznimi mëton rikthimin në elitë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 shtator 2016 Në ora: 10:16
Tiki Morina

Vendi i parë me të dhjetin dallon vetëm tri pikë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Fushë-Kosova udhëheq me 9 pikë, duke lënë pas vetes Kosovën e Prishtinës me 9 pikë, 2 Korrikun nga Prishtina (8), Vëllaznimin e Gjakovës (8), Dukagjinin e Klinës (8), Flamurtarin e Prishtinës, Vllazninë e Pozhoranit, Vitinë dhe Ballkanin e Therandës me nga 7 pikë, si dhe Ramiz Sadikun e Prishtinës (6) etj.  Katër javët e para kanë qenë mjaft të mira dhe shumica shpresojnë se ky rivalitet i ngushtë në pikë do të shkojë deri në fund të kampionatit. Vëllaznimi, skuadër me renome ka synimet e saja, pas dy viteve të rikthehet në shoqërinë e më të mirëve, aty ku e ka edhe vendin. Kapiten i kësaj skuadre, Tiki Morina, për gazetën kombëtare “Bota sot” u shpreh se është një ecuri pozitive në katër javët e para, ku shënuan dy fitore e dy barazime dhe nuk njohin humbje deri me tash. Në hapje Vëllaznimi si mysafir barazoi 3:3 me Istogun, pastaj si vendas e mposhti me 5:1 Ballkanin dhe si mysafir luajti baras 1:1 me KEK-un dhe në Gjakovë me rezultat minimal 2:1 e mundi Ulpianën e Lypjanit. “Është një ecuri pozitive në këto javët e para. Jemi të kënaqur me lojën dhe rezultatet, kështu që shpresojmë të vazhdojmë me këtë ecuri edhe në vazhdim”, tha Morina për gazetën kombëtare ”Bota sot”. Sa jeni i kënaqur me kushtet dhe në fakt çfarë i mungon Vëllaznimit?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat