Ja si ia uron 8 Marsin, Graniti nënës së tij

Futboll

Ja si ia uron 8 Marsin, Graniti nënës së tij

Më: 8 mars 2017 Në ora: 11:23
Futbollisti i njohur nga Kosova Granit Xhaka

Futbollisti i njohur nga Kosova Granit Xhaka, i cili luan në Arsenal ka shkruar një urim prekës për nënën e tij në festën e 8 Marsit.

Në rrjetin social Facebook, Graniti ka shkruar urimin duke ia bashkangjitur edhe një fotografi të tij me nënën kur ka qenë i vogël.

Ja urimi i Xhakës për nënën e tij:

 Alles Liebe zum Muttertag.  Happy women's day!  ?8 MARSI një ditë e veçantë për të gjithë nënat tona, por në fakt çdo ditë duhet t'u përulemi e ti falenderojme shumë për gjithçka kanë bërë për ne. Sa netë pa gjumë kalon një nënë duke menduar për ne dhe duke u kujdesur për ne pa pushuar asnjë minutë. E si mund të shpreh unë me fjalë gjitha ato që ti meriton nëna ime! Çdo fjalë që unë mund të them është shumë pak NËNA IME.  Të them nga zemra që je gjithçka për mua dhe gjatë gjithë jetës time do të jem mirmjohës. Pa ty nuk do isha ky që sot jam. Ti më frymzon të eci i sigurt përpara.  Të dua Shumë NËNA ime! Gëzuar festën Edhe Shumë e Shumë festa së bashku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat