Kosova, gati për sfidat e mëdha për Kampionatin Botëror

Futboll

Kosova, gati për sfidat e mëdha për Kampionatin Botëror

Më: 4 prill 2017 Në ora: 14:47
Përgatitjet e kombëtares së Kosovës

Paraditen e sotme kombëtarja e e Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll ka vazhduar stërvitjet me një intensitet të shtuar, në mënyrë që të jetë e gatshme për ndeshjet parakualifikuese të grupit “B” për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Francë më 2019. Vashat po punojnë me zell e përkushtim në një atmosferë të mirë në kampin stërvitor të resortit “Tropikal”, që po ofron kushte të mira për një gjë të tillë. Pasdite përfaqësuesja e Kosovës do të mbajë stërvitjen e radhës.

Blerta Kaçiu, kapitene, tha se janë një ekip homogjene: “Këtu kemi ardhur shumë të mobiluara për rezultatet pozitive. E dimë që kundërshtaret tona janë mjaft të forta dhe me një përvojë më të madhe se ne, por ne do të japim maksimumin dhe do ta bëjmë më të mirën të mundshme dhe nuk do të dorëzohemi për asnjë çast të vetëm. Si grup jemi shumë homogjen dhe besojë në rezultate pozitive”. Blerta Shala, futbolliste, është shprehur se janë të gatshme për sfidat: “Me përgatitjet dhe punën që jemi duke bërë unë besoj se do të jemi të gatshme për këto ballafaqime dhe do të arrijmë sukses, ndonëse nuk do të jetë shumë lehtë. Brenda grupit ka një atmosferë shumë të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat