Latifi për kurdisjet: Ismet Munishi apo mos të harrojmë djalin nga arat e Kosovës

Futboll

Latifi për kurdisjet: Ismet Munishi apo mos të harrojmë djalin nga arat e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2017 Në ora: 19:27
Ismet Munishi

Debatohet në forma të ndryshme video skandaloze ku u panë duke folur për kurdisje gjyqtarët e futbollit Bajram Gashi, Edmond Zeqiri, trajneri Ismet Munishi e vëzhguesi Ali Ajeti. Analisti i njohur i sportit, Driton Latifi, kujton periudhën e vështirë të Ismet Munishit si futbollist që ka dhënë shumë në kohën e okupimit për Kosovën. “Për kurdisjet...Edhe fëmija e di se në Kosove kurdisen ndeshjet, ka sponsor të klubeve që janë nëpër klube, vetëm se përjetojnë entuziazëm duke kurdis lojë, me arbitra e futbollist...sepse kjo sikur ju jep fuqi të "kapojë të paqene"... Kjo skenë doli më shumë si një shaka e pakripë në kafiteri, që me vjen keq se i kushtoi Ismet Munishit (mos të harrojmë djali nga arat e Kosovës ka arrit të luaj nëpër Ligën e Kampionëve, pa dash ta amnistojë, sepse fjala e personit publik gjithmonë ka peshë, por ai e mori përgjegjësinë mbi vete)...

Kur kemi raportuar për vite të tëra për kurdisje të ndeshjeve e rezultate të parashikuara, madje edhe për golashënues të vitit, ka pasur gazetaruca që janë zgërdhirë, mos harroni se edhe ju që keni heshtur për këto raste jeni bashkëpjesëmarrës në një formë... Nëse mendoni se kurdisja e një ndeshje po u bëka aq haptazi në një kafiteri me shumë persona e zë të lartë...atëherë nuk e keni haberin e kësaj pune. A ka mundur të incizohen bisedat e shumëkujt në të kaluarën se çfarë malverzime kanë bërë, këtë shteti mund ta zbuloi më së lehti. Federata duhet të filloje pastrimet nga strukturat e saj bazike (atë që kërkohet prej shumë e shumë kohësh) dhe të ketë kujdes në angazhime të reja. Me këtë rast FFK-ja e ka shansin ti japë rastin futbollit së paku këtë stinor. Kur po e shoh një klub që është "nona" e kurdisjeve dhe shkarravitet kinse është e pafajshme dhe viktimë... me duket sikur pushteti që premton të luftojë të korruptuarit në mesin e vet.

Deri atëherë, sigurisht se frika ekziston dhe pranvera pritet të jetë e qetë, por keqbërësit e vërtetë janë larg në opinion, disa i takoj shpesh, por përkundër injorimit, shoh se si një grup i njerëzve i përkrah... e tille është jeta”, shkruan Latifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat