Hasi zyrtarisht trajner i kampionit grek

Futboll

Hasi zyrtarisht trajner i kampionit grek

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 17:43
Besnik Hasi foto Reuters

Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Besnik Hasi, është emëruar edhe zyrtarisht trajner i kampionit të Greqisë, Olympiakosi. Ka ditë që është përfolur se Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së mirënjohur greke, kështu edhe ndodhi dhe do ta drejtojë në edicionin e ri, ku synon ta mbrojë titullin dhe të jetë sa më lartë në garat e Champions League. Përmes faqes zyrtare, Olympiacosi ka njoftuar zyrtarisht emërimin Hasit si trajner të klubit. Hasi më parë ka drejtuar edhe Anderlechtin dhe Legia Varshavën, ndërsa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e ri. Pjesë e stafit të tij do të jen Marko Babiç, Bart Meert dhe Steven Vanharen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat