Alves: Kam dhënë gjithçka për Juven

Futboll

Alves: Kam dhënë gjithçka për Juven

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 14:00
Dani Alves

Futbollisti Dani Alves mund të quhet i larguar nga Juventusi. Prej ditësh kishte zëra për largimin e mbrojtësi brazilian por tashmë ky i fundit e konfirmon vetë përmes rrjeteve sociale, transmeton Super Sport. “Këtu përfundon raporti profesional me Juventusin, por dua t’i falenderoj të gjithë për vitin që kalova te kjo skuadër. Kam dhënë gjithçka për Juven dhe do ta mbajë në zemër, unë e dua futbollin dhe nuk luaj për para.” Janë këto fjalët më të rëndësishme të brazilianit që tashmë do të nisë një aventurë të re në Premier League me Man. City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat