Flet portieri që e shokoi Milanin

Futboll

Flet portieri që e shokoi Milanin

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 17:01
Alberto Brignoli

Portieri i Benevento-s pranon se mbylli sytë dhe u hodh kur shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij në sekondat e fundit ndaj Milan duke marrë pikën e parë në Serie A.

Ai është portieri i parë, Alberto Brignoli,  që shënon në kampionatin italian që prej golit të Taibi-t të Reggina-s në 2001.

“Është e vështirë të përshkruhet! Thjesht shkova në zonë dhe shpresova për më të mirën deri në fund. Jam i lumtur për tifozët, lojtarët dhe presidentin, i cili nuk ka thënë asnjëherë një fjalë të keqe.

“Do të ishte egoiste të flisnim vetëm për mua, pasi ky gol është për të gjithë,” shprehet Brignoli për Sky Sport Italia pas barazimit 2:2.

“Është një ëndërr të luash në Serie A, një ëndërr që kishim shpresuar të ishte më e bukur se kaq. Mendova se ishim duke humbur, nuk kishim çfarë të humbisnim. Shkova në zonë, mbylla sytë dhe u hodha. Ishte një hedhje portieri më tepër se një hedhje sulmuesi!

“Nuk do të ishte e tmerrshme nëse do të humbni, edhe pse kemi humbur disa ndeshje në fund që nuk i meritonim t’i humbnim. Treguam se mund të luajmë ndaj kujtdo dhe thjesht duhet që incidentet të jenë pro nesh".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat