Lambru, lojtari pa një dorë që ëndërron të bëhet si Aguero

Futboll

Lambru, lojtari pa një dorë që ëndërron të bëhet si Aguero

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 15:31
Cosmin Lambru

Petrolul Ploiesti është një klub në nxitim. "Ujqërit e verdhë" ende i gëzohen fitores 3:1 ndaj Liverpoolit në raundin e parë të Kupës së Evropës të vitit 1966.

Ajo fitore ende vlerësohet lart në qytetin që gjendet rreth 65 kilometra në veri të kryeqendrës, Bukuresht. Mirëpo, ditët e sotme, janë të vështira.

Pasi bankrotoi dy vite më parë dhe humbi statusin e skuadrës së elitës, Petrolul u riformua në kategorinë e katërt. Nëse një prej klubeve më të njohura të Rumanisë do ta arrijë synimin dhe të kthehet në elitë deri në vitin 2019, atëherë nuk ka kohë për të humbuar.

Në sulmuesin 19-vjeçar Cosmin Lambru, Petrolul ka një "ujk" të ri që po e udhëheq ofensivën. Por ka më tepër në storien e Lambrus sesa vetëm të një futbollisti që po ndihmon ringjalljen e një klubi të futbollit me renome.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat