Besart Berisha starton me gol të bukur vitin 2018

Futboll

Besart Berisha starton me gol të bukur vitin 2018

Më: 6 janar 2018 Në ora: 12:15
Besart Berisha

Besart Berisha nuk ka të ndalur dhe këtë e ka dëshmuar edhe në fillim të vitit 2018.

Ai këtë vit e ka filluar si është më së miri duke shënuar një gol për Melbourne Victoryn.

Kjo e fundit megjithatë nuk arriti të triumfoj ndaj Central Coast Mariners duke barazuar me rezultat 1:1.

Reprezentuesi i Kosovës arriti të realizoi një gol të bukur në të 49 minutë, kur nga 16-17 metra mposhti portierin kundërshtar.

Ndryshe, ky ishte goli i gjashtë sezonal për 32-vjeçarin prishtinas gjersa Melbourne gjendet në pozitën e pestë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat