Juve konfirmon lëndimin e Dybalas

Futboll

Juve konfirmon lëndimin e Dybalas

Më: 7 janar 2018 Në ora: 17:17
Dybala në aksion

Juventusi ka konfirmuar se futbollisti Paulo Dybala ka pësuar një lëndim në muskulin e epërm të këmbës së djathtë dhe diagnoza e tij do të vlerësohet “në ditët e ardhshme”. Sulmuesi argjentinas u largua nga ndeshja duke shtrënguar këmbën e tij pas një sprinti në fitoren e të shtunës mbrëma me 1:0 ndaj Cagliarit. “Skanimi tregoi një tërheqje të muskulit të epërm të kofshës e cila mund të përcaktohet si lëndim i shkallës së butë apo të mesëm. Lojtari do të fillojë menjëherë kujdesin rehabilitues dhe diagnoza e tij do të vlerësohet më mirë në ditët në vijim”, thuhet nga Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat