Juve e do Darmianin

Futboll

Juve e do Darmianin

Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:51
Matteo Darmian

Juventus raportohet të jetë interesuar te Matteo Darmian, por nuk ka shumë gjasa që ai të largohet nga United në janar.

Lojtari i përfaqësueses italiane ka vuajtur të gjejë një vend titullari në Old Trafford këtë sezon, duke bërë vetëm dy ndeshje nga minuta e parë në Premier League.

Tani Tuttosport raporton se Bardhezinjtë janë duke monitoruar situatën e tij, teksa 28-vjeçari është pothuajse i sigurt që do të largohet nga United në fund të sezonit.

Darmian mund të luajë në të dyja krahët e mbrojtjes, por edhe si qendërmbrojtës në një mbrojtje me tre.

Gjithsesi, nuk ka shumë mundësi që Djajtë e Kuq do ta lejojnë të largohet në janar, kështu që me shumë mundësi një transferim do të ndodhë në verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat