PSG befason me vendimin për Di Marian

Futboll

PSG befason me vendimin për Di Marian

Më: 10 janar 2018 Në ora: 07:33
Angel Di Maria

Paris Saint-Germain tani nuk dëshiron ta shesë sulmuesin argjentinas, Angel Di Maria.

Paris Saint-Germain ka ndërruar mendjen në lidhje me sulmuesin Angel Di Maria.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se klubi i pasur francez tani nuk dëshiron ta shesë yllin argjentinas.

Di Maria spekulohej me largim nga PSG gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Por, PSG dëshiron ta mbajë në Parc des Princes, duke larguar tre futbollistë të tjerë në vend të tij.

Lucas Moura, Gonçalo Guedes e Javier Pastore janë ata që pritet të shiten gjatë janarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat