Muriqi i bashkohet Çaykur Rizesporit

Futboll

Muriqi i bashkohet Çaykur Rizesporit

Nga: K.Goca Më: 11 janar 2018 Në ora: 17:26
Vedat Muriqi

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i bashkohet skuadrës turke Çaykur Rizespor. Klubi Çaykur Rizespor synon rikthimin në elitën e futbollit turk. Sulmuesi 23 vjeçar ka nënshkruar marrëveshjen për 2,5 vjet me klubin e ri, siç raportojnë mediat turke. Muriqi ka luajtur 57 ndeshje,  ka shënuar 11 gola e ka pasur 4 asistime për Gençlerbirligin.

Muriqi në të kaluarën ka luajtur për Lirinë e Prizrenit, Teutën e Durrësit, Besa e Kavajës dhe Giresunsporin. Rizespor është në vend të tretë me 31 pikë, ka tri me pak se Ankaraguqu. Duhet kujtuar, se Rizespor një periudhë ka qenë në elitën turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat