Bayern Munich shënoi fitore 1:3 në udhëtim te Bayer Leverkusen, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të Bundesligës.
Në listën e golashënuesve për Bayern Munich, u regjistrua edhe Franck Ribery.
Francezi me këtë gol, hyri në histori të klubit bavarez.
Ribery u bë futbollisti i parë jo gjerman që shënon në 11 sezone radhazi për Bayernin.