Arsenal shkon si favorit në fushën e Bournemouth - Bota Sot
Arsenal shkon si favorit në fushën e Bournemouth

Futboll

E shtunë, 20 janar 2018

Arsenal shkon si favorit në fushën e Bournemouth

Më: 14 janar 2018 Në ora: 06:30
Arsenal dhe Bournemouth

Arsenal nuk ka fituar asnjë nga dy ndeshjet e fundit të Premier League dhe do të kërkojnë të kthehen te suksesi ditën e diel në fushën e Bournemouth. “Topçinjtë” janë pesë pikë largvendit të katërt dhe Arsene Wenger nuk mund t’i lejojë vetes që të humbasë pikë të tjera, veçanërisht kundër një ekipi si Bournemouth.

“Topçinjtë” nuk do të kenë në dispozicion Sead Kolasinac për shkak dëmtimi, ndërsa Alexis Sanchez, i cili ka qenë në formë të mirë kohët e fundit, duket se është shumë afër largimit nga skuadra. Olivier Giroud është gjithashtu i dëmtuar dhe Alexandre Lacazette do të udhëheqë sulmin e miqve.

Arsenal ka marrë katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit të luajtura kundër kuqezinjve dhe ka shënuar të paktën dy gola në secilën prej atyre pesë ndeshjeve. Vendasit kanë marrë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi dhe mban vendin e 17-të në renditje, 1 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test