Interesim i madh i shikuesve, emocione të pakufishme në “Miros Liga Total Pozheran” në futboll të vogël. Brenda ambientit sportiv në Pozheran nuk kishte vend as për gjilpërë nga numri i madh i shikuesve, nga atmosfera e zjarrtë, por shumë herë edhe të mbërthyer nga ethet e epilogut! Të pranishëm nga të gjitha shtresat, në anën tjetër lojë e gola.
Spektakël i futbollit të vogël që rrallë shihet jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shtetet e rajonit. Përfundoi finalja e madhe në Miros Liga Total Pozheran, ku skuadra e FC Sllatina Poshtme u shpall kampion i edicionit te 4 -të të kësaj lige, pasi që mundi 4:2 Fc Alba Petrol.
Ishte një organizim i paparë deri me tani në terrene të futbollit të vogël, ku ishte meritë e prof. Rrahman Kurti. Po ashtu në këtë finale përformoi edhe Freestajleri më i mirë shqiptar Fabian Duro që mahniti të pranishmit.