Ujkani komenton shortin e Kosovës

Futboll

Ujkani komenton shortin e Kosovës

Më: 24 janar 2018 Në ora: 13:33
Samir Ujkani

Kapiteni i kombëtares së Kosovës në futboll, Samir Ujkani, ka komentuar shortin e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Kosova në grup është me Ishujt Faroe, Maltën dhe Azerbejxhanin.
“Jam i kënaqur shumë, Azerbajxhani është skuadra më e fortë dhe me emër. Futbolli është i çuditshëm, kemi talent dhe do japim maksimumin dhe kjo do të jetë një eksperiencë e mirë për neve. Besoj në suksesin tonë”.

“Duhet të kemi kujdes, të jemi të organizuar dhe do mundohemi për vendin e parë”.

“Tani lojtarët kanë eksperiencë, kjo është një gjë e mirë për neve se na duhet shumë”, ka thënë Ujkani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat