I doli emri në skandalin e pronave në Lezhë, reagon futbollisti Renato Malota

Futboll

I doli emri në skandalin e pronave në Lezhë, reagon futbollisti Renato Malota

Më: 16 mars 2018 Në ora: 17:47
Renato Malota

Policia e shtetit ka bërë publik një listë me 23 emra të përfshirë në skandalin e pronave në bregdetin e Lezhës.

Mes tyre ka qenë edhe ai i mbrojtësit të Vllaznisë, Renato Malota. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti, pasi mësohet të ketë qenë pjesë e skemës së mashtrimit.

Malota iu bashkua Vllaznisë në merkaton e janarit, ndërsa tani i duhet të përballet me një telash mjaft të madh të nxjerrë nga policia. Ai rrezikon të përfundojë pas hekurva të burgut.

Renato Malota është i habitur që emri i tij ka përfunduar mes 23 personave që janë të përfshirë në një skemë mashtrimi, teksa shumica e tyre tashmë janë arrestuar.

“Tani që po flas me ju, po shkoj në stërvitje. Ky është një lapsus, nuk ka lidhje me emrin tim. Ndoshta janë ngatërruar ngaqë edhe unë kam biznesin tim aty. Janë futur shumë emra dhe unë jam gabimisht mes tyre. Duke qenë se kam edhe një lokal në pronësi aty, këtu ndoshta është bërë edhe ngatërresa. Jam i qetë, nuk kam bërë asgjë të paligjshme”, – deklaroi Malota për “Panorama Sport”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat