Gjiganti gjerman, Bayern Munich është në kërkim të një trajneri për sezonin tjetër.
Spekulimet se cili do të jetë pasuesi i Jupp Heynckes të stoli i Bayern Munich, nuk kanë fund.
E fundit është përfolur për ish-trajnerin e Borussia Dortmund, Thomas Tuchel, si kandidat kryesor për të pasuar 72-vjeçarin, por tashmë në horizont ka dalë një emër i ri.
Lajmin e bën të ditur ish-mesfushori i Gjermanisë, Didi Hamman, i cili zbulon se trajneri aktual i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, po merret seriozisht në konsideratë nga drejtuesit bavarez. 46-vjeçari argjentinas mund të pasojë Jupp Heynckes në fund të këtij sezoni te gjiganti gjerman.
Pochettino ka bërë një punë të jashtëzakonshme me Tottenhamin në këto vitet e fundit.