Sulmuesi i Kosovës, i Shefield Wed, Atdhe Nuhiu ka rezultuar me shumë fat për një 59-vjeçare angleze, e cila kapi llotarinë prej 1 milionë eurosh, duke gjetur 6 ndeshje të sakta gjatë ditës së shtunë.
Për më shumë goli i Nuhiut i shënuar në minutën e fundit të takimit ndaj Leeds, bëri që 59-vjeçarja Zhakline të buzëqesh, pasi deri në fund rezultati në këtë ndeshje ishte i barabartë, 1:1.
Pikërisht edhe goli i parë mbante firmën e Nuhiut, i cili në këtë mënyrë u rikthye tek goli pas plotë 8 ndeshjeve, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet e FA Kupës kundër Swanseas, raporton gazetaolle.