Franca ndalon të vësh baste për Skënderbeun

Futboll

Franca ndalon të vësh baste për Skënderbeun

Më: 10 prill 2018 Në ora: 16:07
Skënderbeu

Ditën e djeshme shteti francez ka marrë nje vendim të çuditshëm, për sa i përket ndeshjeve të Kategorisë Superiore, në veçanti në ato që merr pjesë Skënderbeu. Është ndaluar me një vendim zyrtar, kuotimi i ndeshjeve të futbollit shqiptar nga kompanitë e basteve online.

Ka qenë autoriteti shtëtor ARJEL, i cili ka lëshuar këtë urdhër për të gjithë kompanitë e basteve online që operojnë në Francë.

“Ndalohen bastet sportive online që u përkasin ndeshjeve të kampionatit shqiptar të nivelit të parë (Kategoria Superiore), në të cilat merr pjesë ekipi KF Skënderbeu. Kjo masë aplikohet deri në fund të kampionatit dhe hyn menjëherë në fuqi”, shkruhet në dokumentin e publikuar me urdhër të presidentit të ARJEL, Sharl Kopolani.

ARJEL është kompani shtetërore e cila monitoron kompanitë dhe fluksin e basteveonline dhe raporton vazhdimisht për kuotat. Ajo shërnem si rregullator i bastevesportive në shtetin francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat