Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Futboll

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Më: 15 prill 2018 Në ora: 08:18
Vllaznia

Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje shumë interesante sot.

Liderët e tabelës, KF Drita në shtëpi do të presin fqinjët e Vllaznisë së Pozheranit, për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 27-të.

Drita do të kërkojë fitoren për t’i ikur në tre pikë Prishtinës, e cila me fitoren ndaj Besës një ditë më parë, numëron 50 pikë, aq sa skuadra gjilanase.

Ndeshja e rëndësishme dhe interesante do të jetë edhe ajo mes kampionëve të Trepçës ’89, që do të presin në Mitrovicë Vëllaznimin e Gjakovës.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat